Sipas raportimeve të mediave spanjolle Marca dhe AS, ylli argjentinas synon të blejë 100 për qind të aksioneve të klubit spanjoll, Eldense, pa përfshirë investitorë të tjerë në këtë operacion. Marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar dhe duhet të përfundojnë procedurat ligjore, verifikimi i biznesit, si dhe të merret miratimi nga Këshilli Spanjoll i Sportit (CSD). Nëse gjithçka përmbyllet sipas planit, Messi do të bëhet pronar i një klubi profesional në Spanjë, duke zgjeruar kështu aktivitetin e tij në botën e futbollit edhe jashtë fushës.
Eldense është klub nga qyteti Elda, në provincën e Alicante, me rreth 55 mijë banorë. Klubi është themeluar në vitin 1921 dhe aktualisht garon në LaLiga Hypermotion, divizioni i dytë i futbollit spanjoll. Skuadra i zhvillon ndeshjet si vendas në stadiumin