Skandal në Championsin e Azisë, referi zëvendësohet në pushim pasi akuzohet se ishte i dehur

Skandal në Championsin e Azisë, referi zëvendësohet në pushim pasi akuzohet se ishte i dehur Sport Gazeta Express 26/11/2026 8:17 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Al Jaziras nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gol Goharit nga Irani, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë 2. Gjyqtari sirian Hanna Hattab u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, pasi skuadra iraniane e akuzoi se po e drejtonte ndeshjen nën ndikimin e alkoolit. Situata u tensionua sidomos në minutën e 32-të, kur arbitri ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jaziras, Ersin Destanoglu, pas një aksioni që shkaktoi konfuzion.

Gol Gohari kërcënoi se nuk do të rikthehej në fushë për pjesën e dytë nëse gjyqtari vazhdonte të drejtonte takimin. Pas protestave, u vendos që arbitri i katërt ta zëvendësonte Hattabin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *