Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale në rend dite

Kuvendi mblidhet këtë të enjte (26 nëntor), në seancë plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe një sërë projektligjesh me rëndësi ekonomike dhe financiare. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa përpara shqyrtimit të projektbuxhetit, deputetët do të diskutojnë paketën fiskale, e cila përfshin ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat. Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”, i cili pritet të jetë në fokus të diskutimeve parlamentare.

Në seancën e së enjtes do të shqyrtohen gjithashtu projektligji për tregjet e kriptoaseteve, ai për donacionet dhe sponsorizimet, si dhe projektligji për kontabilitetin n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *