Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në Shqipëri, parashikimi i motit për sot Lajme Gazeta Express 26/11/2026 8:09 Shqipëria do të përfshihet sot nga një valë e re reshjesh të dendura shiu, të shoqëruara me shtrëngata dhe erë të fortë, ndërsa në disa qarqe paralajmërohet rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje të dherave. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, situata më problematike pritet të jetë në qarkun e Shkodrës, ku reshjet do të jenë me intensitet shumë të lartë.Reshje të dendura, herë pas here me intensitet shumë të lartë, parashikohen në Kukës, Dibër dhe Lezhë. Moti i keq do të përfshijë gjithashtu Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Gjirokastrën, ndërsa në Elbasan dhe Fier reshjet do të jenë mesatare, lokalisht intensive.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqe