Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilluan një takim të mërkurën mbrëma, më 25 nëntor 2026, në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, e njohur edhe si “Shtëpia e Bardhë Jugore”. Sipas njoftimit të Trumpit, takimi ishte i rëndësishëm dhe në fokus të diskutimeve ishin lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, konflikti në Iran, si dhe arritjet e përbashkëta të realizuara në samitet e NATO-s në Hagë dhe Ankara, transmeton Telegrafi. Një pjesë e bisedimeve iu kushtua situatës në Ukrainë dhe rrezikut të përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës.
Trump dhe Rutte diskutuan për rëndësinë që Rusia të shmangë veprimet që mund ta zgjerojnë konfliktin, qoftë përmes veprimeve të qëllimshme apo edhe si pasojë e ndonjë incidenti të paqëllimshëm. Sipas presidentit amerika