Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar në Tokio të Japonisë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në këtë ceremoni mori pjesë me ftesë të ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, dhe bashkëshortes së tij. Me këtë rast, ministri Sveçla bëri të ditur se ambasadorit Muça ia përcolli urimet për këtë përvjetor të rëndësishëm për kombin shqiptar.
Gjatë ceremonisë, në mesin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve japoneze dhe ndërkombëtare, Sveçla pati mundësinë të bashkëbisedojë me zyrtarë të lartë japonezë, përfshirë zëvendësministren parlamentare të Punëve të Jashtme, Akiko Ikuina, ministrin e Shtetit, M