Para se t’i blini këpucët, bëjeni këtë provë të thjeshtë – përgjigjen mund ta merrni për pak sekonda Në shikim të parë, dallimi pothuajse nuk vërehet. Materialet moderne sintetike mund ta imitojnë me shumë sukses ngjyrën, teksturën, madje edhe strukturën e lëkurës natyrale , prandaj çmimi i lartë apo shënimi “pamje lëkure” nuk mjaftojnë për të ditur se çfarë po blini në të vërtetë . Megjithatë, disa detaje mund t’ju ndihmojnë që qysh në dyqan të vlerësoni nëse këpucët janë prej lëkure natyrale apo artificiale.
Së pari, shtypeni materialin me gisht Një nga provat më të thjeshta është shtypja e lehtë e sipërfaqes së këpucës me gishtin e madh. Lëkura natyrale zakonisht rrudhoset lehtë rreth vendit ku ushtrohet presioni , duke krijuar vija të imëta dhe jo të njëtrajtshme. Kur e largoni gishtin
Topics: #mund #sekonda #prej