Aktori Matt Damon ka rrëfyer se rikthimi në jetën familjare pas disa muajsh xhirime të filmit “The Odyssey” ishte i vështirë, pasi familja e tij, siç thotë ai, ishte mësuar të funksiononte pa praninë e tij. Damon foli për këtë përvojë për revistën People, së bashku me kolegun John Leguizamo, në prag të publikimit të filmit të Christopher Nolan për shikim në shtëpi. Aktori ka katër vajza me bashkëshorten e tij, Luciana: Alexia, Isabelle, Gia dhe Stella.
– YouTube www.youtube.com Më herët, fëmijët e tij e shoqëronin në xhirime, por “The Odyssey” u filmua në Marok, Greqi, Itali, Skoci, Islandë, Saharanë Perëndimore, Maltë dhe Los Angeles, duke bërë që këtë herë ai të qëndronte larg shtëpisë më gjatë se kurrë. “Familja që ke lënë pas është detyruar të mësojë të funksionojë pa ty, ndërsa