Ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit

Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në orën 14:00, për shkak të një rrjedhjeje të madhe të shkaktuar gjatë punimeve në kuadër të projektit DMA Zona. Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke bërë të ditur se rrjedhja është shkaktuar nga operatori ekonomik që po realizon punimet. Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë pritet të zgjasë deri në orën 14:00.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve deri në sanimin e problemit. / Telegrafi / Lajme Prishtina Lokale Prishtina Prishtina Topics: #deri #diellit #shkaktuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *