“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit Lajme Gazeta Express 26/11/2026 11:10 Deputeti i LDK’së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian Mustafa e din se kush ia ka vrarë babain”. Mustafa para hyrjes në sallën e Kuvendit ka folur për këtë deklaratë, duke thënë se familja e tij dhe e gjithë Kosova presin drejtësi për Xhemajl Mustafën nga gjykatat vendore dhe jo nga studiot televizive. “Unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga z.Xhavit Haliti, ky është i vetmi koment”, ka thënë Mustafa për media.
Topics: #mustafa #kush #besian