Xërxa me ambulancë të rinovuar, Komuna synon zgjerimin e shërbimeve shëndetësore

Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Xërxë të Rahovecit ka hapësira të rinovuara, të cilat janë përuruar nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi. Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka bërë të ditur se përurimi është bërë në prag të festës së 28 Nëntorit, në praninë e personelit shëndetësor dhe qytetarëve, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Afrim Oruqi, si dhe drejtorin e QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, Elbunit Kryeziu.

Sipas Latifit, përmes këtij investimi janë përmirësuar kushtet infrastrukturore dhe standardet e objektit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore shëndetësore. Ai ka bërë të ditur se Komuna është duke punuar edhe në plotësim-ndryshimin e Statutit të QKMF-së, në mënyrë që AMF-ja në Xërxë të avancojë në Qendër të Mje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *