Autoritetet greke janë vënë në kërkim të një 48-vjeçari shqiptar, i dyshuar si një nga autorët e drejtpërdrejtë të vrasjes së 52 vjeçarit me nofkën “Papagallos”, ngjarje e ndodhur më 11 tetor në zonën e Glyfadës, në Greqi. Sipas raportimit të portalit grek Parapolitika , shqiptari me inicialet E.Q., i njohur edhe me nofkën “Stamatis”, është identifikuar nga Policia greke si drejtuesi i motorit të përdorur në atentat. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë larguar drejt Shqipërisë, ndërsa po zhvillohen kërkime për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
48-vjeçari, me origjinë nga Saranda, dyshohet se ka pasur lidhje me persona të njohur në botën e krimit të organizuar në Greqi, përfshirë grupet e drejtuara nga Manolis Karagiannis, i njohur si “Karaflas”, dhe Vasilis Grivas, të cilët janë vrarë në