Fidan Gashi po kalon një sezon fantastik me fanellën e Ulpianës, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të Ligës së Dytë të Kosovës. Sulmuesi ka realizuar 20 gola në 17 ndeshje, duke qenë një nga futbollistët kryesorë në ecurinë e skuadrës nga Lipjani, e cila aktualisht kryeson tabelën me 45 pikë. Në një intervistë për Telegrafin, Gashi ka folur për formën e tij të jashtëzakonshme, kontributin e bashkëlojtarëve dhe stafit teknik, si dhe objektivat e Ulpianës për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai e ka cilësuar këtë edicion si më të mirin e karrierës së tij deri më tani, ndërsa ka theksuar se suksesi kolektiv mbetet mbi çdo arritje individuale. Sulmuesi është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e tij, duke theksuar se një pjesë të madhe të meritës për këtë formë e kanë bashkëlojtarët