Një kopje e lojës legjendare “Super Mario Bros.”, e publikuar në vitin 1985 për konsolën Nintendo Entertainment System (NES), është shitur për 96,875 dollarë në një ankand të organizuar nga Heritage Auctions. Shtëpia e ankandeve bëri të ditur se shitja u realizua gjatë ankandit të dedikuar për videolojërat, të mbajtur më 20 dhe 21 nëntor. Kopja në fjalë ishte vlerësuar me notën 9.0 nga PSA dhe i përkiste një serie të hershme prodhimi, me ngjitëse mat në paketim.
Sipas Heritage Auctions, kjo shitje vendosi rekord për çmimin më të lartë të paguar për një kopje të serisë së parë të prodhimit të “Super Mario Bros.”, si dhe për një videolojë të shitur në gjendje “complete-in-box”, transmeton Telegrafi. Ky term nënkupton se kutia është hapur dhe loja është përdorur, por paketa vazhdon t’i përmba