A është AI e vetëdijshme? AutoTech Gazeta Express 06/05/2026 22:08 Biologu dhe autori i njohur Richard Dawkins ka ndezur debat, pasi deklaroi se është bindur se inteligjenca artificiale mund të jetë e vetëdijshme. Ky qëndrim erdhi pas 72 orësh komunikimi me Claude, chatbot-in e krijuar nga kompania Anthropic.
Dawkins, i njohur për qëndrimet e tij skeptike ndaj fesë dhe për argumentet kundër ekzistencës së Zotit, tha se gjatë bisedave me chatbot-in nisi ta perceptonte atë jo thjesht si makinë, por si një qenie “njerëzore”. Madje, ai e quajti Claude me emrin “Claudia” dhe e përshkroi përvojën si krijimin e një “miku të ri”. Në një shkrim për UnHerd, Dawkins u shpreh se, kur flet me këto sisteme, harron plotësisht se janë makina.
Ai shtoi se, si biolog evolucionar, pyet veten: nëse këto krije