Alarm te Real Madridi: ylli i skuadrës po mendon pensionimin nga futbolli

Kriza te Real Madridi është përkeqësuar edhe më shumë, pasi një nga yjet e skuadrës besohet se po mendon edhe pensionimin pas një dëmtimi “makth”. Edhe pse është një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në futboll, Real Madridi nuk është aspak i paprekshëm nga krizat. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich, si dhe duke qenë 11 pikë prapa rivalëve të Barcelonës në La Liga, është pothuajse e sigurt se gjigantët spanjollë do ta mbyllin sezonin pa trofe për të dytin vit radhazi.

Sipas gazetarit spanjoll Miguel Angel Diaz, futbollisti francez Ferland Mendy ka pësuar këputje të tendinit, e shoqëruar me shkëputje kockore, pasi u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas 14 minutash në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Espanyolit në fundjavë në La Liga. Pse po “digjet” Real Ma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *