Milani mund të marrë vendime të forta ndaj Rafael Leaos, pasi raportimet nga Italia pretendojnë se portugezi rrezikon të mbetet jashtë formacionit titullar të Massimiliano Allegrit dhe se “Rossonerët” mund të shqyrtojnë shitjen e tij në afatin kalimtar të verës. Leao dhe bashkëlojtarët e tij po kalojnë një periudhë zhgënjyese forme në prag të ndeshjeve të fundit të sezonit 2025/26, me vetëm katër pikë të grumbulluara nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A. Sulmuesi portugez nuk ka shënuar gol prej më shumë se dy muajsh, që nga fitorja 2-0 ndaj Cremoneses më 1 mars.
Ai ende nuk ka arritur shifra dyshifrore në kampionat, pasi aktualisht numëron nëntë gola, ndërsa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit në Serie A. Kjo, pavarësisht faktit se pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar