Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë të datës 18 nëntor 2025, me të cilin të akuzuarit Nderim Gashi, Ardit Gashi, Agron Gashi, Bahri Gashi dhe Basri Gashi u dënuan me 44 vjet burgim në total. Ankesat e palëve u elaboruan në seancën e datës 26 mars 2026, e cila u mbajt nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga Valbona Musliu-Selimaj – kryetare, Xhevdet Abazi – gjyqtar referues dhe Kadrije Goga-Lubishtani – anëtare e kolegjit. Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë drejt dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit të shqiptuar ndaj të akuzuarve.
Në vijim, Apeli vlerëson se pretendimet e Prokurorisë Themelore në Pejë nuk janë të bazuara, ngase në ankesë, përveç që i përsërit rr