Arsenali po përgatitet për një rindërtim të rëndësishëm të repartit ofensiv për sezonin e ardhshëm dhe emri kryesor në listën e dëshirave të trajnerit Mikel Arteta është sulmuesi i Paris Saint-Germain, Bradley Barcola. Klubi londinez e sheh francezin si profilin ideal për të sjellë më shumë shpejtësi, kreativitet dhe ekuilibër në krahun e majtë të sulmit, duke i krijuar njëkohësisht më shumë hapësira edhe yllit anglez Bukayo Saka në anën tjetër. Drejtuesit e Arsenalit kanë përgatitur raporte të detajuara për 23-vjeçarin, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin evropian.
Interesimi për Barcolan nuk vjen rastësisht, pasi situata e tij te PSG-ja ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të mëdha si Bayern Munich, Barcelona dhe Liverpool. Megjithëse ka treguar potencial të ma