Barcelona në bisedime konkrete për transferimin e sensacionit kroat

Raportet e fundit kanë bërë të ditur se superagjenti Pini Zahavi po punon për zgjatjet e kontratave të dy klientëve të tij te Barcelona: trajnerit Hansi Flick dhe sulmuesit Robert Lewandowski. Tani, gazetari i Sky Germany, Florian Plettenberg, raporton se Barcelona po diskuton edhe një marrëveshje të mundshme verore për mbrojtësin e Hamburgut, Luka Vuskovic, i cili po ashtu përfaqësohet nga Zahavi. Qendërmbrojtësi në pronësi të Tottenhamit, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha me paraqitjet shumë të mira gjatë huazimit të tij në Bundesligë këtë sezon.

Sipas raportimeve, Spurs janë të vendosur ta mbajnë atë edhe sezonin e ardhshëm dhe po planifikojnë t’ia rrisin pagën, me synimin për të shmangur interesimin e klubeve të tjera. 🚨📈 Tottenham are desperate to keep Luka #Vuskovic next seaso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *