Departamenti i Krimit Kibernetik i Ministrisë së Punëve të Brendshme Brendshme, duke vepruar mbi informacionin e marrë fillimisht nga FBI, kreu hetim të përbashkët të koordinuar në lidhje me një treg të paligjshëm online të njohur si “OLVX”. Sipas informacionit të dhënë, tregu online ishte aktiv që nga korriku i vitit 2023 dhe operonte përmes domeneve të shumta të internetit dhe përmbante një bazë të dhënash të detajuar të të dhënave personale të kompromentuara për regjistrimin e llogarive të klientëve dhe shitësve, me mbi 2,600 llogari përdoruesish dhe mbi 1,500 llogari shitësish të regjistruara. Vlera totale e shitjes së artikujve tejkalon 500,000 dollarë amerikanë.
“Si pjesë e procedurës, dhe bazuar në një urdhër gjykate të lëshuar nga Gjykata Themelore e Tetovës, u kr