Cisternë nafte që transportonte deri në 7,000 ton përmbyset pranë Ibizës, duke vrarë një person Lajme Gazeta Express 26/11/2026 22:51 Një anije cisternë që transportonte deri në 7 000 tonë naftë është përmbysur pranë bregdetit të Ibizës, duke lënë të vdekur një anëtar të ekuipazhit, bënë të ditur autoritetet, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express. “Med Emre”, një anije që lundron nën flamurin e Maltës, kishte në bord 17 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u shpëtuan të gjithë. Megjithatë, shtatë prej tyre u dërguan në spital dhe njëri u shpall më vonë i vdekur, konfirmuan shërbimet e emergjencës të Ishujve Baleare.
Sipas mediave spanjolle, gjashtë anëtarët e ekuipazhit që po marrin trajtim mjekësor kanë pësuar lëndime të lehta, si hipotermi. Dëmi i mundshëm mjedisor po vlerësohet nga një