Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit Lajme Gazeta Express 28/04/2026 9:56 Sot është dita e fundit e afatit kushtetues që Kuvendi ta zgjedhë presidentin. Në rast se dështon edhe sot deri në mesnatë, Kosova përballet me zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh. Të hënën, në votimin e parë morën pjesë më pak se 80 deputetë.
Kjo nga opozita dhe organizata të shoqërisë civile u konsiderua si shkelje kushtetuese. Zgjedhja e presidentit rregullohet me nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës. Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit] 1.
Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. 2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
3. Secili shtetas i Republikës