Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, deklaratat se procesi s’është kushtetues janë të pabaza Lajme Gazeta Express 28/04/2026 12:35 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi tha një lidhje direkte në KosovaLive në T7 se “qytetarët janë të interesuar që të zgjidhet Presidenti dhe të mos ketë bllokada”, ndërsa nuk tregoi nëse partia në pushtet do të vazhdojë e vetme procedurën që nisi mbrëmë, e cila u konsiderua se po cenon rendin kushtetues. Ai tha se populli “ka folur”, dhe se vendimet e gjykatave, në këtë rast, edhe një vendim eventual i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë proces, do të merrej “në emrin e popullit”. “Çdo gjykim i secilit institucion të gjykatës merret në emrin e popullit.
Kur populli foli dy herë brenda vitit, çka duam tjetër”, tha ai. I pyetur se çfa