“Do ta ktheja Alonson përsëri”, thotë legjenda e Realit Futboll Gazeta Express 09/05/2026 0:00 A duhet që Xabi Alonso të rikthehet sërish në krye të Real Madridit? Një nga legjendat e klubit sigurisht që mendon kështu, duke e quajtur spanjollin “trajnerin perfekt”. Një nga pyetjet më intriguese të ditëve të ardhshme pritet të jetë se kush do ta drejtojë skuadrën kaotike të Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Nëse u besohet raportimeve të mediave, José Mourinho aktualisht është favorit për këtë post. Megjithatë, legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, nuk është i interesuar për rikthimin e trajnerit portugez, i cili drejtoi “Los Blancos” nga viti 2010 deri më 2013, dhe ka befasuar duke mbështetur favoritit e tij personal, të cilin e quan “trajnerin perfekt” për Madridin. Në një event të “Mov