Dua Lipa padit “Samsungun” Rozë Gazeta Express 11/05/2026 9:51 Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka paditur kompaninë “Samsung” duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi pretendon se kompania ka përdorur fotografinë e saj në paketimet e televizorëve pa lejen e saj dhe pa e paguar, ka raportuar The Guardian. Sipas padisë së dorëzuar në një gjykatë federale në Kaliforni, “Samsung” ka përdorur një imazh të Lipës në ekranin e televizorëve të shtypur në kutitë e kartonit për “një pjesë të konsiderueshme” të televizorëve të shitur në SHBA gjatë vitit të kaluar. Paketimi i Televizorëve “Samsung” me fytyrën e Dua Lipës Këngëtarja britanike 30-vjeçare ka thënë se e kuptoi përdorimin e fotos në qershor të vitit 2025 dhe menjëherë ka kërkuar që kompania ta ndalte përdorimin e
Dua Lipa padit “Samsungun”