Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

Arritje e rëndësishme për letërsinë shqiptare në Konkursin Ndërkombëtar “Çfarë nuk di Kaini”, edicioni i 7-të, 2026 Dy autorë shqiptarë janë vlerësuar me çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Arteve Pamore “Çfarë nuk di Kaini” , edicioni i 7-të, 2026, i organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari të Italisë. Shkrimtari shqiptar nga Kosova, Lan Qyqalla , është nderuar me Çmimin e Dytë në seksionin e prozës së shkurtër për autorë që jetojnë jashtë Italisë, me tregimin “Femra që refuzoi të hesht” . Në dokumentin zyrtar të rezultateve, vepra figuron me titullin në gjuhën italiane “La donna che non accettò di tacere” , ndërsa autori paraqitet nga Prishtina, Kosovë.

Ndërkohë, në seksionin e poezisë për autorë që jetojnë jashtë Italisë, poeti nga Shqipëria, Nikoll

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *