Gjatë muajit mars të vitit 2026 janë dhënë 245 leje ndërtimi, që është zvogëluar për 26.6 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Më së shumti leje ndërtimi, 148 janë për objektet e ndërtimit të lartë, në Rajonin e Pollogut janë dhënë më së shumti leje ndërtimi 62, pastaj vijojnë rajoni i Shkupit me 51, rajoni Juglindor 34, Lindor 24, Pellagonisë 15, dhe rajoni Verilindor 3. Për ndërtim janë parashikuar 618 banesa, nga të cilat 317 në rajonin e Shkupit, 143 në rajonin Jugperëndimor dhe 75 në rajonin Juglindor.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 24 574 417 mijë denarë, që është për 21.9 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në