Rafael Nadal e ndoqi ndeshjen midis Real Madridit dhe PSV Eindhoven nga tribunat e “Sanatiago Bernabeu” së bashku me të birin. Kamerat i kapën ata në momentin kur Jude Bellingham shënoi një nga golat më të bukur të mbrëmjes. Reali po humbiste 0-1 në pjesën e parë dhe Jose Mourinho e futi Bellinghamin në lojë.
Në minutën e 60-të, mesfushori anglez e zhongloi topin dy herë dhe goditi fortë me pjesën e jashtme të këmbës së tij nga një gjysmë-vole për një epërsi 2-1. Në tribuna kishte entuziazëm dhe kamerat kapën edhe djalin e Nadalit. Djali fillimisht shikoi larg dhe kur stadiumi shpërtheu, hapi gojën dhe u kthye nga i ati, i cili po festonte me njerëzit përreth tij.
Rafa Nadal and his son’s reaction to Jude Bellingham’s ridiculous goal sums up all of us 🤯😆The tennis legend and member of the