Më e vjetër se Perandoria Azteke, Biblioteka e Kolegjit Merton në Oksford është përdorur nga të gjithë, nga matematikanë të shquar të shekullit XIV e deri te J. R. R.
Tolkieni. Në një intervistë ekskluzive me BBC-në, për 750-vjetorin e saj, bibliotekarja e saj përshkruan çfarë e bën atë kaq të veçantë. Nga: Christian Kriticos / BBC Përkthimi: Telegrafi.com Në Kolegjin Merton në Oksford është një arkë e vjetër.
Në Mesjetë, tre mbajtës çelësash duhej të thirreshin për të zbuluar pasuritë brenda saj. Por, ky thesar nuk ishte me ar apo xhevahire. Ishte me libra.
Një siguri e tillë e rreptë mund të tingëllojë e tepruar për një pergamenë të thjeshtë. Por, në një epokë para shtypshkronjës, librat ishin mall i vlefshëm. Atyre mund t’u duheshin muaj për t’u prodhuar, pasi i gjithë teksti duhej të s