Bournemouth e ka pezulluar mbrojtësin anësor, Alex Jimenez, ndërsa po hetojnë postimet kontroverse në mediat sociale. Prandaj, spanjolli 21-vjeçar nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Fulhamit. Klubi anglez lëshoi një deklaratë zyrtare duke deklaruar se janë në dijeni të situatës duke e pezulluar Jimenezin.
“AFC Bournemouth është në dijeni të postimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtësin e djathtë Alex Jimenez. Klubi e kupton seriozitetin e situatës dhe aktualisht po hetohet”. “Si rezultat, Alex nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen e nesërme të Ligës Premier kundër Fulhamit, dhe klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Bournemouthit.
Club statement: Álex Jiméne