Interi po vazhdon të mbajë në radar portierin e Real Madridit, Andriy Lunin, teksa përgatitjet për afatin kalimtar të verës e vendosin përforcimin e portës si një nga prioritetet kryesore. Klubi zikaltër është i vetëdijshëm për nevojën e gjetjes së një pasuesi të denjë të Yann Sommer dhe sheh te portieri ukrainas një mundësi konkrete për të ardhmen. Lunin, i cili prej kohësh mbetet në hijen e Thibaut Courtois te madrilenët, ndodhet në një moment vendimtar të karrierës së tij, edhe pse kontrata e tij me Realin zgjat deri në vitin 2030 dhe fillimisht nuk ka shfaqur dëshirë për largim.
Megjithatë, mungesa e hapësirave si titullar mund ta shtyjë drejt një aventure të re, ku do të kishte më shumë minuta në dispozicion. Sipas raportimeve të fundit, Interi nuk ka hequr dorë nga ideja për ta trans