Ish-komandati i FSK-së gjenerali Kadri Kastrati ka folur lidhur me armatosjen e Serbisë dhe mbështetjen e forcave të armatosura të Kosovës nga Turqia. Gjenerali gjatë fjalës së tij u shpreh se Turqia është një prej furnizuesve më të mëdhenj përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai në një lidhje live për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron në Euronews Albania thekson se Turqia përkrah forcat e armatosura të Kosovës për ngritjen kapaciteteve ushtarake dhe ngritjen e të gjitha kapaciteteve që ka të nevojshme Kosova.
“Në vizitën e fundit në këtë panair të ministrit të mbrojtjes zotit Maqedonsi i cili ka marrë premtime të mëdhaja sepse është folur dhe është kjo marrëveshje është nënshkruar them vitin e kaluar dhe kjo po jetësohet që deri në fund të këtij viti, Kosova të ketë fabrikën e