Jastëkët duhet të lahen çdo tre deri në gjashtë muaj, ndërsa ekspertët rekomandojnë që të ndërrohen çdo një deri në dy vjet. Edhe pse shumica e njerëzve kujdesen rregullisht për larjen e këllëfëve, vetë jastëkët shpesh mbeten të papastruar për vite me radhë. Gjatë përdorimit të përditshëm, ata grumbullojnë djersë, pështymë, yndyrë, qeliza të vdekura të lëkurës, marimanga pluhuri dhe baktere, të cilat mund të shkaktojnë alergji, irritime të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen.
Foto ilustruese Ekspertët këshillojnë që jastëkët sintetikë dhe ata me pupla të lahen në lavatriçe, duke respektuar udhëzimet në etiketë, teksa modelet me shkumë memorie dhe lateks duhet të pastrohen vetëm në sipërfaqe. Gjithashtu, është e rëndësishme që jastëkët të thahen plotësisht për të parandaluar krijimin e myk