Kushner e cilëson luftën në Ukrainë si “luftë me ndërmjetësim” të Evropës kundër Rusisë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një “luftë me ndërmjetësim” të Evropës kundër Rusisë, duke pretenduar se vendet evropiane po financojnë dhe armatosin Ukrainën në përballjen me Moskën. Në një intervistë me Mathias Döpfner, drejtor ekzekutiv i grupit mediatik Axel Springer, në podcastin MD Meets, Kushner i ka cilësuar si të pabazuara frikërat e vendeve evropiane për një agresion të mundshëm rus, transmeton Telegrafi. “Po jetojmë në një periudhë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Kjo luftë është, deri diku, e kufizuar në Ukrainë, por në thelb është shndërruar në një luftë me ndërmjetësim, ku Evropa po financon dhe armatos Ukrainën kundër Rusisë. Nuk do të duhej shumë përllogaritje e gabuar që konflikti të përshkallëzoh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *