Javën e ardhshme vendin e presin temperatura dukshëm më të larta, që sipas meteorologëve temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit, ku ato mund të arrijnë deri në 30 gradë. Por, sipas mjekëve ndryshimi i temperaturave nga i ftohti në të nxehtë për një kohë shumë të shkurtër ndikon në mënyrë negative në organizëm, sidomos tek të moshuarit dhe fëmijët. “Moshat të cilat gjithmonë preken janë të vegjlit dhe më të moshuarit.
Sigurisht se ndikon sidomos tek ata që janë me sëmundje kronike me një lodhje, djersitje të tepruar, kokë dhimbje, marramendje dhe kujdesi duhet të jetë i veçantë për geto dy grup moshe,” deklaroi Albina Bektashi Qerimi, mjeke. Rritja e temperaturave pritet të prekë më së shumti sistemin tretës në organizmin e njeriut. “Zako