Barça – Real, publikohen 11-shet startuese të “El Clasicos”

Barça – Real, publikohen 11-shet startuese të “El Clasicos” Futboll Gazeta Express 10/05/2026 19:52 Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë deri në fillimin e “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Real Madridit, tashmë janë publikuar edhe 11-shet startuese. Dy trajnerët, Hansi Flick dhe Alvaro Arbeloa kanë bërë zgjedhjet e tyre, për ndeshjen e sontme, që luhet në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00. Ferran Torresi është vendosur në krye të sulmit, ndërsa Eric Garcia e nis si mbrojtës i djathtë në përballjen e sontme.

Ndërkohë, te Reali, në mungesë të Kylian Mbappes, është i riu Gonzalo Garcia që e nis nga fillimi, derisa edhe Aurelien Tchouameni është startues – pas përleshjes me Federico Valverden para disa ditësh. Thibaut Courtois rikthehet pas lëndimit, dhe e nis nga fillimi në “Camp Nou”. FO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *