Jona Krasniqi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim të ashpër ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova, të cilin e ka akuzuar për bullizim. Ish-banorja u shpreh se vetëm pas daljes nga shtëpia ka arritur të kuptojë më mirë disa nga situatat që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të saj brenda në këtë format. Ajo ka shpërndarë një postim që duket se lidhet me paralajmërimin e moderatorit Alaudin Hamiti, të bërë para përballjes mes saj dhe Doresës, e cila në atë kohë kishte marrë vëmendje të madhe.
Foto: Jona Krasniqi / Instagram “Nesër në Big Brother bëhuni gati për një prime që do dridh shtëpinë”, pati shkruar Alaudini, duke iu referuar përballjes që u komentua gjatë për ditë me radhë. Në postimin e saj, Jona u shpreh se vetëm tani, duke i parë fotografitë, po arrin të kuptojë