Numri i lartë i rrotullimeve të motorit, përtej kufirit maksimal të paraparë nga prodhuesi, mund të shkaktojë dëmtime mekanike në mekanizmin që kontrollon hapjen dhe mbylljen e valvulave. Nëse drejtoni një veturë me ndërrues manual të shpejtësive, ekziston gjithmonë rreziku i një gabimi potencialisht të kushtueshëm. Për shembull, nëse nga marshi i pestë kaloni gabimisht në të dytin, xhirot e motorit do të rriten menjëherë.
Nëse nuk reagoni me kohë, mund të shkaktohet një defekt jashtëzakonisht i kushtueshëm. “Numri i lartë i rrotullimeve të motorit, përtej kufirit maksimal të lejuar, mund të shkaktojë dëmtime mekanike në motor, veçanërisht në mekanizmin që kontrollon hapjen dhe mbylljen e valvulave”, shpjegon Marin Morava, këshilltar teknik në Klubin Kroat të Automobilizmit (HAK). Sipas ti