Meksika po kërkon një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për rregullimin e lëshimeve të raketave të kompanisë SpaceX, pasi mbetjet nga një prej tyre përfunduan në territorin meksikan. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, bëri të ditur se qeveria e saj po kërkon takim me autoritetet amerikane të aviacionit, me qëllim përcaktimin e kushteve për përdorimin e hapësirës ajrore të vendit gjatë operacioneve të kompanisë së Elon Musk-ut. Rasti ndodhi pas lëshimit të raketës Starship, më 13 nëntor, nga objekti i SpaceX-it në Starbase të Teksasit, pranë kufirit me Meksikën.
Mbetjet e raketës përfunduan në bregdetin Playa Bagdad, në qytetin Matamoros, në shtetin Tamaulipas, shkruan reuters . Autoritetet meksikane kanë nisur mbledhjen e fragmenteve dhe vlerësimin e ndikimit të mundshëm në mjedis