Policia spanjolle ka realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë e Evropës, duke konfiskuar rreth 30 tonë drogë nga një anije pranë Ishujve Kanarie dhe duke arrestuar 23 anëtarët e ekuipazhit, të cilët janë lënë në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht, raportoi Reuters duke iu referuar Gjykatës së Lartë të Spanjës. Anija “Arconian”, e regjistruar nën flamurin e Ishujve Komore, u ndalua nga njësia policore “Guardia Civil” më 1 maj. Sipas autoriteteve, ngarkesa e sekuestruar kap vlerën mbi 812 milionë euro.
Ky operacion tejkalon rekordin e mëparshëm evropian prej 25 tonësh kokainë të kapura në portin e Hamburgut në vitin 2024, si dhe është më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm në Spanjë, ku vitin e kaluar u zbuluan 13 tonë kokainë të fshehura në një ngarkesë me banane