Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar kundër përpjekjeve eventuale për të proceduar me zgjedhjen e presidentit pa përmbushjen e kuorumit kushtetues, duke paralajmëruar për pasoja serioze për rendin demokratik dhe funksionimin institucional të vendit. Në reagimin e tij, KDI thekson se një veprim i tillë do të cenonte drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe demokracisë parlamentare në Kosovë. Sipas këtij instituti, praktika dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta se në dy raundet e para të votimit për president kërkohet pjesëmarrja e të paktën dy të tretave të të gjithë deputetëve, ndërsa vetëm pas përmbushjes së kësaj procedure mund të vazhdohet me raundin e tretë.
KDI ka paralajmëruar se çdo tentativë për ta anashkaluar këtë procedurë përbën shkelje të hapur të K