Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe OBRM-PDUKM votuan pro kërkesës që kompania “Saubermacher” të rrisë çmimin e faturave. Sipas vendimit të ri, tarifa për metër katror do të pësojë rritje të ndjeshme.
Deri më tani, qytetarët e Tetovës kanë paguar 3.2 denarë për metër katror (pa TVSH), ndërsa me tarifën e re do të paguajnë 3.8 denarë për metër katror. Nga shumica në Këshill thonë se nuk e kanë pranuar propozimin fillestar edhe më të lartë të “Saubermacher”, duke prezantuar këtë çmimore si një “zbutje” të rritjes. “Kemi pasur një kërkesë për një çmimore të re nga ana e ndërmarrjes Saubermacher.
Këtë propozim, si këshilltarë të VLEN-it dhe si pjesë e shumicës, nuk e kemi pranuar në formën fillestare. Ne propozuam në Këshi