Kosova shkon në zgjedhje – rrugëtimi politik deri mbrëmë Lajme Gazeta Express 29/04/2026 6:52 Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja, që sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Që nga mbrëmja e 27 prillit, deputetët e shumicës parlamentare tentuan të zgjidhnin një president të ri, por partitë opozitare bojkotuan punimet e seancës, pasi bisedimet me partinë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dështuan dhe nuk u arrit një marrëveshje për presidentin. LVV-ja më 27 prill tërhoqi dy kandidatët e parë Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakun, dhe më pas se një orë më vonë kandidoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Mes akuzave për “puç kushtetues”, për shkak se më 27 prill, LVV-ja mbajti n