KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje për borxhe mbi 50 euro ose vonesa mbi 15 ditë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se konsumatorët që kanë borxhe mbi 50 euro, apo që janë në vonesë më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të faturës, janë përfshirë në listën për shkyçje nga shërbimi. “Të gjithë konsumatorët me borxh mbi 50€ ose që janë me 15 ditë vonesë nga dita e pranimit të faturës janë përfshirë në listën për shkyçje”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”. Nga kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndërprerjen e shërbimit dhe tarifat shtesë, duke kryer pagesat me kohë ose duke riprogramuar obligimet sa më parë.

“Shmangni ndërprerjen e shërbimit dhe tarifat shtesë duke kryer pagesat në kohë ose duke riprogramuar obligimet tuaja sa më parë”, thuhet më tej. KRU “Mitrovica” ka apeluar që pagesat të mos shtyhen, duke u kërkuar konsuma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *