Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka bërë hapjen e konferencës ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila po mbahet në Schloss Bensberg të Gjermanisë. Konferenca shërben si platformë për shkëmbime profesionale, inovacion dhe dialog të nivelit të lartë në fushën e industrisë, digjitalizimit dhe transformimit teknologjik. Në edicionin e sivjetmë, Kosova po merr pjesë si Shtet Partner, ndërsa përfaqësues institucionalë dhe kompani kosovare janë pjesë e aktivitetit dyditor.
Në fjalën e tij hapëse, Kurti foli për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “Në Gjermani jetojnë rreth 600 mijë pjesëtarë të mërgatës nga Kosova, të cilët janë mirë të integruar dhe të suksesshëm, përfshirë doktorë, inxhinierë, n