Kushner: Putin na siguroi se nuk do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë Lajme Gazeta Express 26/11/2026 7:53 I dërguari special i presidentit amerikan, Jared Kushner zbuloi të mërkurën se Vladimir Putin i siguroi së fundmi se nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës. Ai gjithashtu mbrojti qëndrimin e Uashingtonit në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit. “Ai pranoi të mos përdorë armë bërthamore, gjë që është padyshim e rëndësishme, ai na siguroi se nuk ka një qëllim të tillë”, tha Kushner në podkastin “MD Meets”, i cili prezantohet nga Matthias Depfner, CEO i grupit botues gjerman Axel Springer.
I dërguari special i Trump madje pretendoi se presidenti rus ka treguar “vetëpërmbajtje” në luftën që nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga fillimi