Lajmet e rreme po vazhdojnë të jenë sfidë në gjithë botën, e kjo dukuri po i prek edhe shqiptarët. Përfitimet përmes klikimeve ose, thjesht, për të nxitur njerëzit të komentojnë që të rritet aktiviteti i grupit/faqes, shumë persona, përmes mediave fiktive dhe jokredibile, krijojnë tituj, foto dhe përmbajtje tekstesh të pavërteta. Ndonëse në Kosovë tashmë dihet se cilat janë mediat që, në bazë të punës së tyre, kanë krijuar besueshmëri te publiku, me “fake news” po përballen shqiptarët në diasporë.
Telegrafi ka bërë një vëzhgim në disa grupe të shqiptarëve në diasporë, si për shembull “Shqiptarët në Gjermani”, “Diaspora Shqiptare”, “Shqiptarët në Zurich” apo edhe “Shqiptarët në Mynih”, për të parë se çfarë publikohet aty, saktësisht, çfarë lajmesh postohen. Nga vëzhgimi kuptohet se në këto