Llapi jep shenja jete, rikthehet te fitorja ndaj Prishtinës së Re

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës. Duke e ditur rëndësinë e pikëve, llapjanët e nisën furishëm takimin dhe gjetën shpejt epërsinë. Në minutën e 6-të, mesfushori Arbnor Ramadani shënoi për 1-0.

Pavarësisht rasteve të tjera, pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë, Prishtina e Re mbeti me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Endrit Morina u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 53-të, çka ia lehtësoi edhe më shumë punën vendasve. Vetëm pak më vonë, Arianit Hasani e dyfishoi epërsinë për 2-0, ndërsa në minutën e 85-të Erio Sadriu realizoi për 3-0, duke e siguruar fitoren.

Në sekondat e fundit, Fiton Ademi shënoi edhe golin e katërt për rezultatin përfundimtar 4-0. Pas kësaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *