Loxha nga GLPS: Kosova ka vetëm 20-30% të nivelit të mirëqenies krahasuar me BE, dy herë më pak se Bullgaria Lajme Gazeta Express 09/05/2026 13:08 Hulumtuesja në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbresha Loxha, thotë se progresi i Kosovës drejt Bashkimit Europian nuk mund të përkufizohet në mënyrë të përgjithshme, por ndryshon ndjeshëm nga një fushë në tjetrën. Në Ditën e Europës, në një podcast për Radion Evropa e Lirë, Loxha thotë se mirëqenia në Kosovë është dukshëm më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian. “Kosova ka vetëm 20 deri në 30% të nivelit të mirëqenies krahasuar me vendet e BE-së”, thotë Loxha.
Ajo shton se, pavarësisht perceptimeve për kosto të ngjashme jetese, dallimi në të ardhura dhe shërbime mbetet i madh. “Pagat dhe standardi i jetës në Kosovë janë sh